Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka thënë se nuk është zgjidhje që qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaporta të Shqipërisë për të pasur mundësinë e udhëtimit në vendet e BE-së.
Ruçi, ka thënë se kjo çështje nuk duhet të zgjidhet mes shqiptarëve por mes shqiptarëve dhe autoriteteve të BE-së, shkruan arbresh.info.
“Unë e kam ndjekur atë që presidenti Thaçi i kërkoi presidentit Meta dhe sigurisht që unë kam një përgjigje. Ne jemi dhe mbështesim një zgjidhje të bashkimit evropian për çështjen e vizave për qytetarët e Kosovës. BE nuk duhet t’i lë në ishull të izoluar qytetarët e Kosovës. Do të bëjmë gjithçka që të gjitha barrierat që ekzistonin deri tani, si çështja e demarkacionit që është vendosur të zgjidhet, unë do të mendoja se Kosova lidhur me liberalizimin e vizave i ka plotësuar të gjitha rekomandimet e BE-së, dhe ky proces të bëhet realitet për të mos u zgjidhur shqiptarë-me shqiptarë por me autoritetet e BE-së. Sigurisht se kjo do pak durim dhe nuk duhet humbur ky durim dhe kjo shpresë”, është shprehur Ruçi.
Ai këtë koment e bëri gjatë një konference për media që pati me kryeministrin Ramush Haradinaj pas takimit në kabinetin e këtij të fundit.
Ruçi ka uruar Qeverinë e re duke e inkurajuar atë që të bëjë sa më shumë për të gjitha komunitetet në Kosovë./arbresh.info/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...