Një delegacion i biznesve nga Bullgaria, kanë vizituar Zyrën e Komunitetit të Biznesit-Kuvendi i Kosovës, ku janë pritur nga kryesuesi Agim Shahini, nga i cili janë njoftuar rreth mundësive, legjislacionit dhe gjërave të tjera për investime.
Investitorët nga Bullgaria u interesuan për mundësitë e investimeve në fusha të ndryshme si në atë të ndërtimtarisë, infrastrukturës, në ujëra të zeza, energji, riciklimi i mbeturinave e sfera tjera dhe të cilët kërkojnë bashkë investitorë vendës, njofton kumtesa nga ZKB.
Agim Shahini, kryesues i Zyrës së Komunitetit të Biznesit të Kuvendit të Kosovës, i informoi mysafirët për rëndësinë e funksionalizizimit të kësaj zyre, si model i ri në Evropën Juglindore, e cila bashkon dhe rrit dialogun ndërmjet komunitetit të biznesit dhe deputetëve për të mirën e vendit.
“Zyra e Komunitetit të Biznesit dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, janë të interesuar që të thithin sa më shumë investitorë të jashtëm, të cilët vijnë për përfitime në Kosovë dhe kur të kthehen të jenë të kënaqur me interesin”, tha Shahini.
Ai i njoftoi mysafirët se është duke u bërë një reformë e dobishme ligjore për lehtësira të bërjes së biznesit, zhvillimit ekonomik ku edhe është duke u ndryshuar edhe Ligji për Investimet dhe ligjet tjera.
Georgi Georgiev, kryesues i delegacioni nga Bullgaria, tha se janë në Kosovë për të shikuar mundësitë për investimeve në fusha të ndryshme, duke nisur në ndërtimtari, infrastrukturë, në ujëra të zeza, energji, riciklim të mbeturinave e tjera.
Ai kërkoi bashkë investitorë në këto fusha në përqindje të barabartë me bizneset nga Kosova, e që kompania Fazita ishte njëra nga kompanitë që i ofroi një mundësi për të bashkë investuar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...