Argjentina me mungesë të madhe

11:40 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mauro Icardi nuk do të jetë pjesë e Argjentinës për miqësoret ndaj Nigerisë dhe Rusisë me 11 dhe 14 nëntor.

Lajmin e ka bërë zyrtar vetë trajneri i skuadrës kombëtare, Jorge Sampaoli, që nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar se për shkak të problemeve fizike nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Icardi ka pasur një ënjtje në gju pas përfundimit të ndeshjes me Torinon, ku mendohet se ka marrë shumë goditje.

Mauro do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara gjatë të hënës, transmeton TCh.

Sulmuesi i Interit është një nga zgjedhjet kryesore të trajnerit Sampaoli që pas marrjes së detyrës si trajner i Argjentinës, edhe pse ka shkaktuar shumë polemika.

Vlen të theksohet se Icardi këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar një herë.

Ndeshja e ardhshme në Serie A është ndaj Atalantas.

icardi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme