Derisa disa shenja pas ndarjes nga partneri lehtë e marrin veten dhe ngushëllim gjejnë në lidhje të reja, ka edhe të atillë të cilët kurrë nuk i shërojnë vragat e veta.
DASHI
Edhe pse është skeptik kur është fjala për dashurinë – Dashi mund të dashurojë tri herë në jetë. Ata ish-partnerët më nuk e llogarisin, ndërkaq të tërhequr nga afshi dhe kureshtja gjejnë dashuri të re.
DEMI
Ata dashurojnë fuqishëm dhe sinqerisht dhe janë të gatshëm që me partnerin të kalojnë tërë jetën e vet. Demi bën pjesë ndër shenjat të cilat vetëm një herë mund të dashurojnë, transmeton Telegrafi.
BINJAKËT
Pjesëtarët e kësaj shenje mund të jenë gjithë jetën në kërkim të dashurisë absolute, pa marrë parasysh gjendjen e tyre emocionale në të cilën ndodhen. Ata çdo herë do të mendojnë që kanë gjetur partneren e tyre. Binjakët më së shpeshti kanë tri dashuri në jetë.
GAFORRJA
Nëse janë zhgënjyer në dashurinë e tyre të parë, ata pas saj gjatë do të kërkojnë partnerin e ri. Prandaj, Gaforret më së shpeshti bien në rrjetën e dashurisë dy herë në jetën e tyre.
LUANI
Luanët vazhdimisht dashurojnë dhe i përkushtohen shumë çdo dashurie të re e cila shfaqet në jetën e tyre. Ata adhurojnë të bëjnë për vete dhe kurrë nuk u frikësohen sfidave të cilat u shfaqen në lidhje. Nuk frikësohen madje as nga tradhtia apo lëndimi nga ana e partnerit.
VIRGJËRESHA
Duke pasur parasysh që janë shumë dyshuese dhe skeptike kur është fjala për dashurinë – Virgjëreshat mund të dashurojnë vetëm dy herë në jetë. Ato vështirë i lejojnë personit që t’ia okupojnë botën e tyre, ndërkaq besojnë në dashuri të sinqertë dhe nuk lejojnë askënd t’i ofrohet zemrës së tyre.
PESHORJA
Mu sikur Luani,edhe Peshorja vërtet mund të dashurojë çdo partner të ri. Madje edhe kur përjeton disfata dhe zemra e tyre të jetë e përshkuar nga pikëllimi, pjesëtarët e kësaj shenje lehtë do të mund të lundrojnë në lidhje të re dhe sërish të përjetojnë plotësimin emocional.
AKREPI
Akrepat janë të njohur për lidhje të shumta dhe aventura kënaqësie, mirëpo vërtet dashurojnë vetëm një herë. Në atë rast, marrëdhënien e përjetojnë më shumë se fizikisht.
SHIGJETARI
Më së shumti nga të gjitha shenjat, Shigjetari është i gatshëm të dashurojë madje katër herë në jetë. Për të qëndruar me dikë deri në fund, ata do të detyrohen të mësojnë të bëjnë kompromise të vërteta.
BRICJAPI
Për shkak të faktit që vështirë shfaqin ndjenjat e tyre, Bricjapët me vështirësi gjejnë partnerin e përsosur, ndërkaq dashurojnë vetëm dy herë në jetë. Për shkak të personalitetit të fuqishëm, zakonisht janë ata të cilët vendosin për ndërprerje të lidhjes.
UJORI
Pjesëtarët e kësaj shenje i kanë tri dashuri në jetë, në të cilat bëjnë pjesë edhe dashnorët apo dashnoret me të cilat i tradhtojnë partnerët e tyre. Zakonisht fjala është për kërkim të partnerit të përsosur, të cilët paraqesin kombinimin e mikut më të mirë dhe dashnorit më me përvojë.
PESHQIT
Peshqit munden të dashurojnë sinqerisht vetëm një person gjatë gjithë jetës së tyre. Në momentin kur ndiejnë që kanë takuar shpirtin binjak, këto shenja hedhin grepin dhe nuk heqin dorë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...