Google ADS

Qindra protestues anti-qeveritar u arrestuan në Rusi

10:15 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Autoritetet e Rusisë i kanë arrestuar qindra demonstrues që morën pjesë në një tubim të nacionalistëve kundër qeverisë në pjesën qendrore të Moskës. Kjo protestë ka koinciduar me Ditën e Unitetit të Rusisë.

Konsiderohet se protestuesit janë të ndërlidhur me kritikun e Kremlinit, Vyacheslav Maltsevm, që vullnetarisht jeton në ekzil, i cili ka bërë thirrje për “revolucion popullor” për ta përfunduar sundimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

OVD-Info, që i monitoron goditjet kundër demonstratave, ka njoftuar se 448 njerëz janë arrestuar dje në Shën Petersburg dhe në një tubim të paautorizuar në Moskë.

Prej këtij numri, 339 janë arrestuar në Moskë, 21 në Shën Petersburg, ndërsa të tjerët në qytetet në gjithë Rusinë, përfshirë Krasnodar, Krasnojarsk, Perm dhe Roston në Don.

Ministria e brendshme e Rusisë tha më herët se policia i ka arrestuar 263 njerëz në Moskë për “mosrespektim të rendit publik”.

Agjencia e lajmeve TASS, duke e cituar një zyrtar të paidentifikuar, ka raportuar se shumica e personave të arrestuar në Moskë kishin pasur thika dhe pistoleta për plumba gome.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme