Google ADS

Ky është autori i masakrës në Teksas

09:52 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i armatosur që hapi zjarr brenda një kishe të Teksasit duke vrarë të paktën 26 persona – përfshirë një fëmijë dy vjeç – është identifikuar si një veteran 26 vjeç i Forcave Ajrore dhe mësues i studimeve të Biblës.

Devin Patrick Kelley (në foto) hyri në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland, i veshur me veshje luftarake dhe filloi të shtënat, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit, raporton Dailymail.

Kelley, 26 vjeç, nga New Braunfels, një periferi e San Antonios, u vra pas një ndjekje të shkurtër në këmbë në Guadalupe County, por është ende e paqartë nëse sulmuesi beri vetëvrasje apo u qëllua nga autoritetet. Policia e San Antonio bastisi shtëpinë e Kelley të dielën mbrëma. Kelley, i cili ishte i martuar, kishte postuar kohët e fundit një foto të një arme AR-15 në faqen e tij në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme