Google ADS

Kërcënim për bombë në Moskë, mijëra të evakuuar

00:18 | 6 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një kërcënim për bombë ka bërë që të evakuohet teatri Bolshoi në Moskë, hoteli Metropol, një dyqan në “Sheshin e Kuq” dhe të tjera zona publike.

Një seri telefonatash anonime kanë shkaktuar panik në qendra tregtare, stacione trenash dhe ndërtesa publike në të gjithë Rusinë gjatë dy muajve të fundit. Telefonatat, deri më tani kanë rezultuar të rreme dhe nuk ka pasur asnjë marrje përsipër të përgjegjësisë.

Agjencia e lajmeve Ria, duke cituar burime policore, raportoi se rreth 5 mijë njerëz ishin evakuuar nga zona.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se teatri Bolshoi ishte zbrazur para një shfaqjeje që pritej të fillonte pasdite. Aleksander Bortnikov, kreu i shërbimit të sigurisë, FSB, tha muajin e shkuar se autoritetet i njohin identitetet e personave përgjegjës për telefonatat, dhe se bëhet fjalë për katër qytetarë rusë, jashtë Rusisë, por që kanë bashkëpunëtorë në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme