Bandat shqiptare kanë arritur në majat e grupeve kriminale në Britaninë e Madhe. Janë të dhunshme, të pamëshirshme. Së fundi po marrin peng të afërmit e rivalëve, një taktike e re e paaplikuar më parë.
Autoritetet policore britanike thonë se me anë të pengmarrjeve po kërkojnë haraç tek rivalët, para në dorë, drogë apo kontroll të territoreve.
“Janë kaq të dhunshëm dhe të pashpirt saqë kanë uzurpuar edhe bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe tani po dërgojnë sasi të mëdha parash në vendin e tyre, duke i fshehur nëpër makina, në vende të posaçme”, shkruan Daily Mail, që u referohet të dhënave të policisë, raporton lapsi.al
Shifrat e fundit tregojnë se 32.000 shqiptarë jetojnë në Britani, ndërsa 572 prej tyre janë në burg, pothuajse 1 në 50 vetë.
“Ju nuk mund ta imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë përballë brutalitetit absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët edhe për 200 euro borxh”, thotë Kathryn Holloëay, komisionere për krimin në policinë e Bedfordshire.
“Rrëmbejnë të afërm të moshuar të bandave rivale për t’i përdorur si haraç. Kjo po i shkakton një dhimbje të madhe koke policisë britanike”, vijon ajo.
Zonja Holloëay trego se si policia ka zbuluar se gangsterët shqiptarë po lëviznin “sasi të mëdha parash” nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, në makina të përshtatura posaçërisht.
Dy shqiptarë, Vladimir Cahani dhe gruaja e tij Ardita u kapën duke u përpjekur të kalonin 130,000 euro nëpërmjet tunelit të kanalit La Manche, në makinën e tyre.
Paratë u gjetën në një vend të posaçëm në kroskotin e makinës, nga qentë e trajnuar posaçërisht për të zbuluar drogë dhe të holla.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) këtë vit paralajmëroi se “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”.
Shqiptarët janë pas shumicës së furnizimit të kokainës në të gjithë vendin dhe gjithashtu janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucion.
NCA ka kryer 400 aksione kundër veprimtarive të tyre vetëm gjatë vitit të kaluar, duke synuar lavazhet e makinave, bare apo bordello, ku bandat shqiptare i detyrojnë bashkëatdhetarët e tyre që të punojnë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...