Google ADS

Shtatë persona plagosen në Librazhd si pasojë e një aksidenti automobilistik

15:58 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik që ka ndodhur në Librazhd.

ABC News raporton se në aksident është përfshirë një autobus dhe një makinë. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet. Aksi rrugor pranë fshatit Mirakë të Librazhdit u bllokua për disa minuta si pasojë e aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme