Google ADS

Nis marshi protestues për Astrit Deharin

15:11 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info
Partia Vetëvendosje ka nisur sot një marsh protestues për 1 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivist i kësaj partie.
 Nisja e këtij marshi protestues ka filluar nga oborri i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë dhe do të vazhdojë për disa minuta, raporton lajmi.net.

Motoja e këtij marshi është “Drejtësi për Astrit Deharin”.

Dehari ka vdekur në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim, me dyshimin se kishte marr pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Për vdekjen e Deharin ishin bërë disa ekspertiza, që kishin konstatuar se kishte qenë vetëvrasje. Së shpejti pritet të bëhet edhe një super ekspertizë në shtetitn Zvicran, që pritet të dal me rezultate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme