Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta gjatë natës poashtu kanë detyruar mbi dy mijë njerëz të zhvendosen në strehimore për shkak të përmbytjeve të shpejta.
Kryeministri Lim Guan Eng u bëri thirrje të gjithë banorëve të Penang-it që të qëndronin në shtëpi, ndërsa ata që jetojnë në zonat e goditura nga përmbytjet të lëvizin në vende më të larta.
Ai tha se uji nga përmbytjet ishte rritur nga tre deri në katër metra, duke shtuar se qeveria e shtetit është duke mobilzuar të gjitha burimet e qeverisë federale për të trajtuar situatën.
Shumë banorë kanë frikë nga më e keqja, pasi që Departamenti meteorologjik i shtetit ka lëshuar “alarm të kuq” me një parashikim se reshje më të dendura të shiut priten në ditët në vijim.
Nga policia theksuan se janë hapur rreth 50 qendra për të lehtësuar situatën nga përmbytjet dhe se pritet të evakuohen më shumë njerëz të prekur, ndërkohë që moti është duke u përkeqësuar.
Poashtu edhe ushtria u mobilizua në shtet pas një apeli për ndihmën e qverisë federale nga kryeministri Lim.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...