“Hennessey Venom F5”, e cilësuar si makina më e shpejt në botë u prezantua ditën e djeshme në Panairin e SEMA.
Marka teksane do të prodhojë vetëm 24 ekzemplarë të kësaj makine, pritet të kalojë barrierën e 483 km/h, me një çmim prej rreth 1.5 milionë eurosh.
Paraardhësja “Venom GT” arrin shpejtësinë 435 km/h falë shasisë së lehtë “Lotus Exige” dhe motorit “V8 Chevrolet”. “Hennessey” thotë se, “Venom F5” arrin nga 0-300 km/h më shpejt sesa makinat e “Formulës 1” (më pak se 10 sekonda).
Aktualisht, rekordin zyrtar për shpejtësinë më të lartë të arritur e mban “Bugatti”, me makinën “Veyron Super Sport”, që ka kapur plot 431.07 km/h. Ndërsa “Hennessey Venom GT” mban rekordin jozyrtar me 435 km/h.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...