Dje Shteti Islamik u dëbua nga dy qytet e fundit kryesore që kishte zaptuar përgjatë kufirit Irak-Siri. Ofensiva e forcave të sigurisë u zhvillua në dy anët e kufirit përgjatë Luginës së Eufratit.
Ofensiva ushtarake u zhvillua njëkohësisht nga qyteti Deir Ezzor i Sirisë dhe nga qyteti Al-Kaim i Irakut, duke lënë kështu në kontrollin e Shtetit Islamik vetëm pjesëza të vogla territori, të shpërndara përgjatë kufirit.
Ushtria siriane njoftoi se ISIS-i në Deir Ezzor humbi “shtabin udhëheqës rajonal”, si dhe “kapacitetin për të drejtuar operacione terroriste”.
Forcat siriane filluan sulmin në Deir Ezzor në muajin shtator, pasi qyteti kishte qenë nën kontrollin e ISIS-it për gati tre vjet. Njësitë e inxhinierëve të ushtrisë siriane po kontrollojnë tashmë për mina dhe eksplozivë të tjerë të lënë pas nga xhihadistët e arratisur.
Në anën irakiane të kufirit, forcat e sigurisë morën nën kontroll qytetin Al-Kaim vetëm pak orë pasi kishin kapur një pikë kalimi kufitar pranë tij. Kryeministri irakian përgëzoi trupat për përpjekjet e tyre për marrjen e qytetit Al-Kaim, në një “kohë rekord”, siç e quajti ai. /VoA/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale