Gjermania vijon të mbetet pa një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve federale, por kancelarja Angela Merkel ka besim se së shpejti do të arrihet një marrëveshje. Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë mbeten skeptikë për krijimin e një koalicioni me konservatorët e Merkel, ndërkohë që dështimi i negociatave mund ta çojë Gjermaninë sërish drejt zgjedhjeve.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu besimin se konservatorët e udhëhequr nga ajo do të arrijnë të krijojnë një koalicion me të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit, por partnerët e saj të mundshëm thonë se bisedimet mund të dështojnë.
Pasi humbi një pjesë të mirë të mbështetjes në zgjedhjet federale të muajit të kaluar, Merkel do t’i duhet të bashkojë tre blloqe të kundërta për të siguruar një shumicë në parlamentin e ri. Liderët partiakë do të takohen mbrëmjen e së hënës, përpara se skuadrat negociuese të hyjnë në bisedime më të detajuara.
“Kemi përpara diskutime të vështira, por unë ende mendoj se mund të bëhemi së bashku nëse përpiqemi dhe punojmë shumë,” u shpreh Merkel për mediat gjermane. Dështimi në krijimin e një koalicioni me gjasa do të rezultojë në zgjedhje të reja, ku partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë mund të thellojë mbështetjen.
Ndërkohë, kujtojmë se lideri i Partisë Social-Demokrate Martin Schulz përjashtoi çdo mundësi për qëndrimin në koalicion me bllokun konservator të Merkel, edhe nëse kancelarja nuk ia del të sigurojë një marrëveshje me të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë. Tre blloqet e përfshira në këto negociata mbeten të ndara në çështje si kufizimi i emigracionit, rritja e buxhetit për mbrojtjen apo masat që do të ndërmerren kundër ndryshimeve klimaterike.
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...