Simptomat që tregojnë se mëlçia është prekur nga një sëmundje e rëndë

01:07 | 5 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kanceri në mëlçi është në rritje, duke lënë të vdekur mijëra njerëz në  çdo vit.

Por cilat janë simptomat?

Kanceri i mëlçisë është një formë serioze e sëmundjes që vret mbi 5,000 njerëz në vit. Sipas Cancer Research në Britani të Madhe, normat janë rritur me 142 përqind që nga vitet e ’90-ta, transmeton portali arbresh.info

Kanceri primar i mëlçisë është më pak i zakonshëm se kanceri sekondar, i cili fillon diku tjetër dhe përhapet në mëlçi.

Arsyet pse njerëzit preken nga kjo sëmundje është sasia e tepruar e alkoolit, hepatitis B dhe infeksionet virale të hepatitit C.

Përveq kësaj është mungesa e hekurit në trup shkakton sëmundje të mëlçisë.

Simptomat që tregojnë se jeni prekur nga sëmundje janë:

Humbja e pavullnetshme e peshës

Humbja e oreksit

Ndjenja se jeni të ngopur pas ngrënies, edhe nëse nuk hani shumë

Keni të vjella

Dhimbje të shpeshta barku

Verdhëza, e cila zverdh lëkurën

Krujtja e shpeshtë e lëkurës

Qëndroni të lodhur

Sipas shoqates amerikane të kancerit, simptomat tjera përfshijnë ethe dhe vena të zgjeruara në bark.

Ekspertët këshillojnë që të kryeni një vizitë mjeksore sapo të përjetoni një nga këto simptoma./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme