Google ADS

Një kimikat në tru mund të ndalojë mendimet e padëshiruara

00:36 | 5 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shkencëtarët nga Cambridge University kanë gjetur se një kimikat në tru mund të ndalojë mendimet e padëshiruara.

Ky zbulim po konsiderohet si një ndër ato gjetje që mund të hedh në dritë një numër të madh kushtesh psikologjike, ku kontrollomi i mendimeve është një simptomë kryesore, transmeton portali arbresh.info

Skizofrenia, çrregullimi i stresit post-traumatik çrregullimi obsesiv kompulsiv, ankthi dhe depresioni konsiderohet si sëmundje të cilat kryesisht vijnë si pasojë e vazhdueshmërisë së medimeve intrusive.

Studimi i fundit ndihmon të shpjegojë pse në trurin e njeriut mblidhen mendime të padëshituara, ndërsa ofrojnë shpresë për trajtime të reja.

Ata gjetën se kimikati, neurotransmetuesi GABA, ishte çelësi për të penguar mendimet.

GABA është neurotransmituesi kryesor ‘frenues’ i trurit dhe lirimi i tij nga një qelizë nervore mund të shtypë aktivitetin në qelizat e lidhura.

Autori i studimit, profesor Michael Anderson, ka theksuar se duhet bërë shumë punë në lidhje me studimin, por ka theksuar se “tani mund të themi se cilat neurotransmetues ka gjasa të jenë të rëndësishëm dhe në këtë formë mund të mundësojmë ndërprerjen e mendimeve të padëshiruara”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme