Kim Kardashian ka kërkuar falje nëse dikush është fyer me kostumin e saj si Aaliyah.
37-vjeçarja u vesh si ikona e muzikës me një veshje të frymëzuar nga një video e saj me titull “Try Again”, por disa njerëz e akuzuan atë për veshjen.
“Pashë në internet se disa njerëz mendonin se kostumi im ishte në shije të keqe dhe më të vërtetë më vjen keq nëse dikush u ofendua me këtë gjë. Kur unë po krijoja kostumin s’po mendoja për ndonjë racë apo kulturë, thjesht si një grua që unë gjithmonë e kam admiruar”, shkroi Kim.
Ajo shtoi: “Unë luaj çdo zhanër të muzikës në shtëpinë time dhe më pëlqen që fëmijët e mi të jenë të ekspozuar ndaj shumë artistëve të ndryshëm. Për mua, gjithmonë ka lidhje me dashurinë dhe respektin. Më pëlqen që Kourtney u bë si Michael Jackson. Ne nuk shohim ngjyrë në shtëpinë time. Ne po bënim homazhe tek njerëzit dhe artistët që i duam dhe i respektojmë, kjo është shumë e thjeshtë”.
https://www.youtube.com/watch?v=4-F13FgCJek
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...