Google ADS

Historiani bullgar: Në Maqedoninë perëndimore s’ka maqedonas, ata janë shqiptarë

23:09 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Profesor Bozhidar Dimitrov është një historian bullgar dhe Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë. Ai në Maqedoni është i njohur si një figurë e diskutueshme që shpesh është pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.

Ai po ashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë dy shtete, janë Kosova dhe Shqipëria, Serbia dhe Republika Srpska, Greqia e Qiproja, dhe Bullgaria e Maqedonia, transmeton kultplus.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Sofjes “Fokus” ka folur për vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari, marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe reagimet më pas.

Për Dimitrov, Maqedonia dhe Bullgaria “nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm me njëri-tjetrin.” Ai thotë se “VMRO nuk ishte organizimi i Maqedonisë, por organizimi i bullgarëve në Maqedoni…”, dhe gjithashtu ai thotë se “në Maqedonine lindore bullgarizmat më tepër janë ruajtur”, kurse në “Maqedoninë perëndimore nuk ka – ata janë shqiptarë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme