Djemtë e gazetarës së vrarë në Maltë kanë mbajtur arkivolin e nënës, përderisa po e përcillnin për në banesën e fundit.
Daphne Caruana Galizia u vra nga një bombë në makinën e saj, me 16 tetor, transmeton portali arbresh.info
Sipas hetimeve të para, ajo është vrarë nga një bandë kriminale, të cilën ajo ishte duke e hetuar.
Gazetarja investigative, që nxorri në pah të palarat e qeverisë së Maltës dhe lidhjet e saj me Panama, u bë lajm në mediat botërore në ditën e vrasjes.
Peshkopi Charles Scicluna ka theksuar para të pranishmëve se “ende nuk dihet se kush e ka vrarë Daphnen”.
Pas vdekjes së saj, familja ka akuzuar qeverinë e Maltës që ka krijuar një kulturë “mafioze” në vend.
Vdekja e gazetares së njohur është dënuar ashpër nga një pjesë e madhe e liderëve botërorë./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...