U plagos në Shkodër me armë zjarri, 20 vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:10 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vetëm pak minuta më parë u bë e ditur se një i ri është plagosur me armë zjarri në Kiras, Shkodër.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen. Mësohet se i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Informacion Paraprak

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme