Gripi sezonal, prindërit dhe mjekët bëjnë apel

21:38 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ndërrimi i stinëve sjellë shumë probleme, mes tyre edhe shumë viruse.

E në dimër që tashmë po i afrohemi problem më të madh kanë fëmijët dhe mosha e tretë. Mjekët dhe prindërit bëjnë apel për kujdes dhe tregojnë mënyrat si t’ju shmangemi viruseve.

Ndryshimet e temperaturave dhe afrimi i sezonit dimëror janë shqetësues sa i përket viruseve që paraqiten dhe impaktit të tyre në popullatë dhe veçanërisht tek fëmijët.

Teuta Ymeri Sejdiu nënë e dy fëmijëve 8 dhe 6 vjeç, gjatë një vizite rutinore në QKMF për fëmijët e saj shpjegon për Tribuna Channel se ka shtuar kujdesin në këtë periudhë pasi ka rrezik nga viruset e ndryshme.

E ndërsa Xhuljeta nënë e një e vajze 3-vjeçare, me profesion stomatologe tregon se edhe vajza e saj ka patur disa sëmundje të lehta dhe theksoi se këto mund t’i ketë marrë në kopsht pasi aty është më e ekspozuar.

Shqipe Shkodra Specilaiste e Mjeksise Familjare thotë se fëmijët janë grupmosha më e prekur nga këto viruse duke filluar nga mosha 3 deri 5 vjeç si dhe mosha e tretë, kryesisht me sëmundje kronike në rrugët respiratore.

Stina e dimrit shoqërohet vazhdimisht me problematika të ndryshme sa i përket viruseve që shfaqen dhe për këtë mjekët bëjnë apel për kujdes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme