Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe liderët aziatikë janë të shqetësuar se Koreja Veriore mund të provokojë një krizë të re, pikërisht gjatë kohës kur Donald Trump po viziton Azinë.
Shqetësimi i tyre është se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, mund të kryejë një test raketash balistike, gjatë vizitës së Trump në Japoni dhe Korenë e Jugut, transmeton portali arbresh.info
Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë në tension në rritje që nga testimi i raketave balistike.
“Sfida më e madhe mund të jetë menaxhimi i krizës”, tha Patrick Cronin, drejtor i lartë i Programit të Sigurisë së Azisë dhe Paqësorit në Qendrën për Siguri të Re Amerikane.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për mënyrën se si të merremi me të papriturat”, shtoi ai.
Inteligjenca e Koresë së Jugut ka zbuluar një veprimtari të re të strukturave raketore të Koresë Veriore, që janë në përputhje me një testim të ri të raketave balistike.
Një diplomat aziatik tha se ishte e pamundur të parashikonte se çfarë mund të bënte Kim, por tha se një test raketash do të ofronte një mundësi për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për të “treguar solidaritet” ndaj regjimit të Kim.
Herën e fundit që Trump dhe Abe u takuan, në mes të shkurtit, Kim gjuajti një raketë mbi Japoninë./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...