“Bavarezët” ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen si mysafirë në Signal Iduna Park.
Borussia Dortmundi ka vazhduar me formë të dobët edhe në derbin gjerman të së shtunës si nikoqir duke u mposhtur me rezultat të thellë 1 me 3 nga Bayern Munichu, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni i Gjermanisë realizoi tri gola kundër skuadrës së trajnerit Peter Bosz në ndeshjen e zhvilluar në Signal Iduna Park në kuadër të xhiros së 11-të.
Arjen Robben shënoi gol të bukur në minutën e 17′ të ndeshjes duke dërguar mysafirët në epërsi para se Lewandowski të dyfishonte rezultatin me një gol të bukur 20 minuta më vonë. Goli i tretë nga skuadra e Jupp Heynckes u realizua nga David Alaba në minutën e 67′.
Nikoqirët golin e vetëm në këtë takim e shënuan përmes Marc Batras dy minuta pa përfunduar koha e rregullt të takimit
Bayern Munichu tani ka 26 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se RB Leipzigu në pozitën e dytë dhe gjashtë më shumë se Borussia Dortmundi në pozitën e tretë./arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?