Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Xhevadire Izmakut lidhur me një status të sajin në Facebook. Kjo e fundit e ka akuzuar një gazetare për mosprofesionalizëm dhe anim politik në një pyetje të parashtruar.
Lidhur me këtë, AGK ka bërë me dije se gazetarët kanë të drejtë të shtrojnë çfarëdolloj pyetje nëse vlerësojnë se ato janë në interes të opinionit publik.
Ky është reagimi i AGK-së:
AGK: Politikanët të mos u prijnë fushatave kundër gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e anëtares Arta Avdiu se ajo është duke u kërcënuar përmes mesazheve të ndryshme. Kërcënimet vijnë si pasojë e një postimi të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku e cila në postimin e saj ka akuzuar gazetatën Arta Avdiu për mosprofesionalizëm si dhe anime politike, pavarësisht se kjo e fundit, vetëm se po e kryente punën e saj. AGK, konsideron se mënyra e veprimit të deputetes Izmaku nuk është forma më e mirë e shprehjes së kundërshtimit në raport me punën e gazetarëve.
AGK, dëshiron të ja bëjë të qartë deputetes në fjalë se gazetarët kanë të drejt të bëjnë çfarëdolloj pyetjesh nëse ata konsiderojnë se janë në interes të opinionin publik.
AGK kërkon nga përfaqësuesit politik që të zgjedhin forma profesionale të shprehjes së kundërshtimit të tyre në raport me punën e medive dhe gazetarëve.
Në kohën kur vendi ynë është duke u përballur me situatë të rëndë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe respektimit të lirisë se mediave, çdo nxitje apo nisje e fushatave linçuese nga ana e politikanëve mund të prodhojë pasoja për gazetarët. Ne besojmë se gazetarët sot, më shumë asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje të të gjitha institucinoneve, kjo për faktin se vetëm deri në këtë fazë të vitit në polici janë paraqitur 23 raste të kërcenimeve, sulmeve apo forma të tjera të presionit dhe shantazhit ndaj gazetarëve.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...