Google ADS

Maqedonia reagon për lajmin se grupe të armatosura nga Kosova janë nisur drejt Maqedonisë

16:29 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ditëve të fundit pas vendimit të gjykatës për grupin e Kumanovës, kanë nisur të përhapen lajme të ndryshme për ekzistimin e një grupi të armatosur që nga Kosova është drejtuar për në Maqedoni që sipas të njëjtave lajme të kërkojnë drejtësinë për grupin e Kumanovës por në mënyrë të ‘dhunshme’.

Sipas të njejtit lajm që po bën xhiron në rrjetet sociale, një grup i madh i armatosur deri në dhëmbë po bëhet gati të futet në Maqedoni, por e gjithë kjo është thjeshtë një gënjeshtër e trilluar.

Ndërkohë që Agjencia e lajmeve Zhurnal për të mësuar të vërtetën ka kontaktuar edhe Ministrinë e punëve të brendëshme pasiqë ditëve të fundit ka nisur të përhapet panikë e madhe tek popullata e sipas këtyre burimeve brenda sektorit të sigurisë, lajmet janë thjeshtë gënjeshtra.

“Këto janë thjeshtë gënjeshtra të kulluara që të mblidhen sa më shumë njerëz nëpër protesta të organizuara në vende të ndryshme, janë madje edhe gënjeshtra të portaleve të ndryshme joprofesionale të cila për klikime bëjnë lajme dhe shpërndajnë”, thonë ata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme