Angers dhe Paris Saint Germain kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 12-të në Liga 1.
Mysafirët janë në mungesë të superyllit brazilian Neymar për ndeshjen e së shtunës derisa Marquinhos, Thiago Motta dhe Angel Di Maria qëndrojnë gjithashtu jashtë fushe, shkruan portali arbresh.info.
Si të pamposhtur në ligë deri tani, Paris Saint Germain shpreson të vazhdoj kështu edhe në ndeshjen ndaj Angers për të përforcuar kreun.
Nikoqirët janë specialistë për barazime në Liga 1 pasi deri tani kanë ndarë pikët shtatë herë brenda 11 ndeshjeve.
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet në stadiumin Stade Jean Bouin duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/
Angers: Michel – Manceau, Pavlovic, Traore (c), Thomas, Ciss – Tait, Santamaria, Mangani – Sunu, Toko Ekambi.
PSG: Areola – Alves, T.Silva (c), Kimpembe, Kurzawa – Verratti, Rabiot, Draxler – Mbappe, Cavani, Pastore.
Ursula von der Leyen të shtunën viziton Kosovës, pritet në t...
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Mad...
Moti sot në Shqipëri
Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun ...
Sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 10-të të Shkol...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së