26 vjeçari Tian Fulei, punëtor i fabrikës Apple, ka punuar me ndërrime prej 12 orëve, nga shtatë ditë në javë, pas të cilës ai u gjet i vdekur. Familja pretendon se ai vdiq për shkak të kushteve çnjerëzore në të cilat ai ka punuar.
Ai jetoi në shtëpi të punëtorëve në afërsi të Shangait, pranë uzinës ku mijëra punonjës punuan pajisjet e Apple. Gjykata vendosi se ishte një “vdekje e papritur”, pasi që autopsia nuk mundej të bëhej për shkak se familja nuk kishte para për të paguar.
Familja e të riut tha se ai vdiq si rezultat i punës së gjatë në fabrikë.
Motra e tij ka thënë se Fulei ishte njeri i ri dhe i shëndetshëm pa ndonjë problem shëndetësor, transmeton arbresh.info.
Përfaqësuesit e fabrikës i kanë paguar familjes 8300£, por vetëm pasi që policia ndërhyri në këtë rast. Deri atëherë, shuma ishte1500£./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...