Flamurtari ndal Dritën, nuk ka fitues në Podujevë

15:10 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Nuk ka sjellë fitues ndeshja e zhvilluar mes Flamurtarit dhe Dritës që përfundoi në barazim 1-1.

Drita e nisi më mirë ndeshjen dhe u tregua e rrezikshme që nga fillimi. Drilon Musaj rrezikoi fillimisht me nj3 goditje nga largësia por pa sukses. Nê minutën e 12-të mysafirët organizuan një aksion tejet të mirë me Xhevdet Shabanin. Sulmuesi anësorë asistoi bukur te Kastriot Rezha i cili shënoi për 0-1. Drita përsëri rrezikoi me Xhevdet Shabanin dhe Kastriot Rexhën por pa sukses.

Rast të mirë shënimi për vendasit pati edhe Egzon Krasniqi por goditja e tij ishte e pasaktë. Me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1 përfunduan 45 minutat e para. Edhe në pjesën e dytë gjilanasit ishin më të rrezikshëm. Por vendasit arritën të barazonin rezultatin në minutën e 73-të. Ishte Jurgen Gjini i cili shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 1-1. Pas këtij barazimi Drita mbetet në pozitën e tretë me 22 pikë të fituara, ndërsa Flamurtari në të 11-tën me vetëm tetë pikë. Javën e ardhshme Drita pret Lirinë ndërsa Flamurtari do të përballet me Besën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme