Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dy muaj pas marrjes së detyrës, ka shpalosur sot para gazetarëve Planin Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2018-2021.
Tahiri u shpreh se ky plan, para se gjithash, synon të shërbejë për të rritur transparencën përkitazi me punën e Ministrisë, në mënyrë që mediat, shoqëria civile dhe veçanërisht qytetarët e Kosovës të kenë mundësi t’i kuptojnë reformat që po ministria po i ndërmerr.
Ai tha se ky plan reflekton edhe gatishmërinë e tij të plotë për ta jetësuar një plan pune që ndryshe prej praktikës së deritashme institucionale, dhe se do të shërbejë si një dokument mbi të cilin do Ministria do të bazohet t’i përmbushur këto objektivat e dhe masat e parapara të saj në fushën e drejtësisë.
Tutje, Tahiri theksoi se në epiqendër të Planit Zhvillimor është bashkëpunimi i ngushtë dhe bashkërendimi me shtetet mike dhe të gjitha institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtarë në funksion të konsolidimit të sistemit të drejtësisë në vend.
Tahiri, i cili njëherësh është ministri i dytë i Drejtësisë që del para opinionit me Plan Zhvillimor Strategjik, theksoi se pesë objektivat kryesore strategjike përfshijnë: përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale; avancimin e ndihmës dhe bashkëpunimit juridik; administrimin më efikas i sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale; fuqizimin e kapaciteteve të mjekësisë ligjore dhe hulumtimin e krimeve të luftës dhe; zhvillimin e kapaciteteve profesionale për funksionim efikas në fushën e drejtësisë.
Ministri tha se prioritet e tij përfshijnë: rishikimin gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë; sundimin e ligjit; luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; politikat dhe legjislacionin që mundësojnë përshpejtimin e reformave dhe procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian; realizimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave; rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë si parakusht themelor për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit dhe; respektimin e të drejtave të njeriut, qeverisjen demokratike, sigurinë juridike dhe qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...