Për rastin e Kumanovës mund të ketë vërtet një hetim ndërkombëtar.
Mediat në Maqedoni citojnë ministrin e Drejtësisë, Bilent Saliji, të pohojë se ekzekutivi është shprehur i gatshëm të angazhojë ekspertë të huaj me qëllim zbardhjen e plotë të çështjes.
Në kuadër të kompetencave të veta, Ministria e Drejtësisë, tha Saliji, do ta ndihmojë në mënyrë aktive këtë proces. Sipas disa juristëve, vendimi gjyqësor ka shkelje të rënda procedurale, të cilat janë konstatuar nga pala mbrojtëse.
Në hetim, nga sa thonë ata, nuk janë përfshirë të gjithë, sidomos funksionarë të qeverisë së kaluar, të cilët dyshohet të kenë pasur lidhje me të dënuarit.
Ekspertët në fjalë ngrenë dyshimin se gjykata e mori vendimin duke u mbështetur në faktet e selektuara që ka dorëzuar pranë saj organi i akuzës e thonë se ka dhe prova të tjera që nuk janë paraqitur asnjëherë. Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonier u shpreh se hetimi i ndërkombëtarëve mbi rastet e dyshimta është i mundur, por, sipas tij, fillimisht drejtësia duhet të kërkohet në institucionet vendase, transmeton Top Channel.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje të premten për një hetim të tillë pasi u mësua se 37 të akuzuarve për rastin e “Lagjes së trimave” iu dhanë 746 vjet burg; 8 prej dënimeve ishin me burgim të përjetshëm. Vetëm 4 nga të akuzuarit u lanë të lirë.
Vendimi i gjykatës në Shkup ngjalli protesta në Prishtinë, Pejë e Gjilan. Tubuesit duken të bindur se të paditurit janë viktima të një komploti të ish-qeverisë maqedonase.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...