Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po merr pjesë në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të mbajtur në Marok, kushtuar qeverisjes globale për të ardhmen e Evropës Juglindore.
Në një status të postuar në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se Shqipëria thekson bindjen se duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës.
Postimi i plotë i Ramës në Facebook:
“Dje në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të mbajtur në Marok, kushtuar Qeverisjes Globale për të Ardhmen e Evropës Juglindore; bashkëpunimin rajonal; rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në forcimin e fqinjësisë së mirë; si dhe për sfidat e integrimit të rajonit në BE.
Shqipëria thekson bindjen se duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, në këtë moment historik për rajonin që përballet me nevojën për të kompletuar procesin e nisur të bashkimit me Evropën, një ambicie e përbashkët e vendeve tona në përpjekjet e pandalshme për rritjen e mirëqenies të qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama.
Postimit të tij Rama i ka bashkangjitur fotografi nga Konferenca e Politikave Botërore të mbajtur në Marok, ku shihet edhe në një përqafim shumë të ngrohtë me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...