Kendall feston ditëlindjen duke bërë bamirësi

13:28 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kendall Jenner në ditëlindjen e saj të 22-të po ngrit fonde për një nga organizatat e saj të preferuara, Bamirësi: Ujë!

Modelja bëri të ditur lajmin nëpërmjet Twitter-it, transmeton Klan Kosova.

“Çkemi njerëz. Unë jam duke e festuar ditëlindjen e 22-të dhe dëshira ime për këtë vit është të ndihmoj të sjell ujë të pastër për njerëz që kanë nevojë për të”, shkroi ajo.

“Unë do të isha shumë mirënjohëse për këdo që mund ta mbështesë përpjekjen time duke dhuruar bamirësi: ujë, përmes fushatës time të ditëlindjes”.

“Unë u dashurova me bamirësinë: uji, dhe jam thellësisht e impresionuar me organizimin dhe punën që bëjnë”, vazhdoi ajo.

“Kam bërë një donacion për të financuar 25 puse ne Etiopi që do të sjellë ujë të pastër për 5 mijë njerëz”.

Nëna e saj Krish Jenner dhe motra Kylie kanë dhuruar nga 5 mijë dollarë për fushatën, e cila tashmë ka ngritur më shumë se 28 mijë dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme