Policia e Kosovës ka zbardhur fakte të reja rreth vrasjes së të riut Aulon Zeka më shumë se një muaj e gjysmë më parë në Prishtinë. Me datë 15 shtator në Rrugën Zagrebi në Prishtinë kishte ndodhur rasti i vrasjes së rëndë, me ç’rast ishin arrestuar dy të dyshuar.
Policia e Kosovës bënë të ditur se “Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi”. Policia njofton se nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona, dy nga ta të mitur.
“Që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Aulon Zeka është vrarë të premten më 15 shtator.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
MBAJTJE NE PRONESI, KONTROLL OSE POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMES,
Prishtinë, 03.11.2017. Me datë 15.09.2017 në Rrugën Zagrebi në Prishtinë ka ndodhur rasti “Vrasje e rëndë”, ku ishin arrestuar dy të dyshuar. Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona (dy nga ta të mitur). Që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...