Google ADS

Zgjedhjet penguan zbatimin e MSA-së

11:37 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Albana Merja, nga Grupi për Studime Juridike Politike, ka thënë se zgjedhjet e kanë penguar në një masë implementimin e Marrëveshjes për Stabilizm dhe Asociim.

Ajo ka deklaruar se në shkallë përqindje, marrëveshja është zbatuar me 34.8 për qind, pasi nga 34 ligje sa duhej të miratoheshin, janë miratuar vetëm katër.

Merja ka nënvizuar se ardhja e qeverisë së re nuk ka reflektuar në përshpejtim të procesit, ndërsa ka rekomanduar që të merret më seriozisht dhe të mos mbetet vetëm në shkallën e diskursit politk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme