Një nga emrat që nuk është grumbulluar me ekipin Kombëtar për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, është edhe Ansi Agolli.
Kapiteni i kuqezinjve, që luan me skuadrën e Karabakur në Azerbajxhan, duket se nuk është hatërmbetur për këtë veprim të trajnerit.
“Nuk ka asnjë vend për diskutim në lidhje me mungesën time në Kombëtare”, ka thënë Agolli.
“Trajneri ka menduar që t’i japë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj që janë në pozicionin tim dhe kjo është gjë normale”.
“Kam pasur një bisedë me trajnerin dhe ai më ka konfirmuar besimin që ka te unë”, ka thënë shkurtimisht Agolli në lidhje me këtë çështje.
Kujtojmë që Shqipëria ndeshjen miqësore ndaj Turqisë do ta zhvillojë më 13 nëntor në Antalya.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër