Netflix ndërpret të gjitha marrëdhëniet me Kevin Spacey

10:58 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Netflix ka njoftuar që Kevin Spacey nuk do të jetë më pjesë e “House of Cards” dhe se është duke ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me aktorin pas një serie të akuzave të ngacmimeve seksuale.

“Netflix nuk do të përfshihet në produksion të mëtejmë të House of Cards që ka në përbërje edhe Kevin Spacey”, ka thënë kompania në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info

Më tej kjo kompani e famshme ka thënë se do të punojë me MRC, që është kompania që prodhon këtë serial, për të vlerësuar nëse do të vazhdojë pa të.

LEXO EDHE: Policia britanike po heton akuzat e reja të sulmit seksual kundër Kevin Spacey

Aktori 58 vjeçar Spacey ishte nominuar për aktorin më të mirë në zhanrin dramë për çmimet Emmy gati çdo sezon, por asnjëherë nuk e fitoi.

Tashmë xhirimet e këtij seriali veçse janë ndalur, për një vendim përfundimtar mbetet të shihet.

Që nga fillimi i tetorit kur manjati i Hollivudit Harvey Weinstein u akuzua nga 40 gra për ngacmime seksuale, industria e filmit është përfshirë edhe nga emra të tjerë si Kevin Spacey, Bret Ratner e Dustin Hoffman./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme