Studime të mëparshme kanë treguar se migrena rrit rrezikun e goditjeve në tru, edhe pse arsyet nuk janë ende të qarta.
Por një tjetër studim, i realizuar së fundmi, doli në konkluzionin se migrena është gjithashtu faktor rreziku për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe se kjo mund të shfaqet më vonë, gjatë jetës.
Sipas shkencëtarëve, në momentin e një krize migrene në trupin e njeriut ndodhin ndryshime në qarkullimin e gjakut dhe luhatje të tensionit, faktorë këto që ndikojnë direkt në zemër.
Grupi i studiueseve, i kryesuar nga Profesori Tobia Kurth zbuluan se, pacientë që vuajnë nga migrena, të cilët kanë probleme hormonale dhe konsumojnë duhan, janë më tepër të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, shkruan tvklan. Migrena është një nga sëmundjet më të përhapura të dhimbjes së kokës.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?