Google ADS

Paralajmërohet grevë e përgjithshme kundër arrestimeve në Katalonjë

23:46 | 3 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Në rajonin e Katalonjës, u zhvilluan protesta për të reaguar kundër arrestimit të politikanëve separatistë katalanas. 

Mbështetësit pro pavarësisë që bllokuan disa autostrada dhe hekurudha në Barcelonë, kanë reaguar kundër arrestimit të 9 ish-ministrave të ish-qeverisë lokale të Katalonjës. Ndërkohë bëhet e ditur se protestat kanë vazhduar për pak kohë dhe kanë përfunduar pa incidente.

Ndër të tjera theksohet se sindikata Intersindical-CSC ka njoftuar se ka vendosur që më 8 nëntor të hyjnë në një grevë të përgjithshme në Katalonjë. Drejtuesit e sindikatës kanë njoftuar se do të protestojnë kundër arrestimit të politikanëve të Katalonjës dhe kundër aktivizimit të nenit 155 të kushtetutës që Qeveria e Spanjës ka zbatuar dhe se do të hyjnë në grevë të përgjithshme me kërkesën për lirimin e anëtarëve të ish-qeverisë katalanase që ndodhen në burg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme