Google ADS

Ivanka Trump zbulon këmbët në takim me kryeministrin japonez

21:42 | 3 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Vajza dhe njëherit këshilltarja e Presidentit amerikan, Donald Trump, ka kryer sot disa detyra zyrtare.

Ajo është takuar me kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Asamblenë Botërore për Gratë, transmeton portali arbresh.info

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme në Japoni, kjo konferencë “është një përpjekje që të arrihet një shoqëri ku shkëlqejnë gratë”.

Megjithatë, gjatë takimit Ivanka Trump është kritikuar për shkak të veshjes së papërshtatshme.

Ajo kishte veshur një kostum ngjyrë rozë, por që fundi i saj ishte më i shkurtë sesa parashikohet që të vishet nëpër takime zyrtare./arbresh.info/

304709 304710 304822 304824 ivanka-trump-and-shinzo-abe-874971 ivanka-trump-japanese-prime-minister-shinzo-abe-1117282

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme