Shpëtohen 700 emigrantë në Detin Mesdhe, 23 të vdekur

20:56 | 3 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar rreth 700 emigrantë që po udhëtonin drejt ujërave të Detit Mesdhe, me qëllim që të arrinin në vendet e pasura të BE-së.

Sipas një deklaratë të lëshuar nga rojet bregdetare, thuhet se 23 persona kanë vdekur, transmeton portali arbresh.info

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë gjashtë anije shpëtimi, që kanë operuar në ujrat mes Libisë dhe Europës.

Trupat e viktimave janë gjetur nga një anije spanjolle, së bashku me 64 të mbijetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme