Google ADS

Marsh protestues për ta kujtuar Astrit Deharin në 1 vjetorin e vdekjes

20:05 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Më 5 nëntor bëhen 1 vit nga dita kur Astrit Dehari, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërroi jetë në burg.

Për ta kujtuar atë Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar marsh protestues.

“Të dielën, ju ftojmë të marshojmë dhe protestojmë bashkërisht për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Në ora 15:00 para Bibliotekës Kombëtare, kërkojmë Drejtësi për Astritin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme