Në hapësirat e Kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës “Evropianët e rinj” në Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotinë dhe në Kampin “Vrellë” në Sllatinë, u realizua ushtrimi fushor “Silver Sabre 2017-2” (Shpata e Argjend 2017-2), i cili u realizua nën udhëheqjen dhe komandimin e KFOR-it, në bashkëpunim me njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës (PK), EULEX-it dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Siç njofton FSK, për ta përcjellë nga afër ushtrimin që demonstruan këto institucione të pranishëm ishin: Admirali Murray Joe “JT” Tynch, nga Shtabi i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Gëzim Hazrolli, Komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Enver Cikaqi, Shefi i Shtabit të KFT-së Kolonel Naim Haziri, UD i komandantit të BRSH-së Kolonel Xhevahir Geci, zëvendëskomandanti i Batalionit për Mbështetje Operacionale (BMO) kolonel Avdi Rraci, komandanti i KFOR-it gjeneral Giovanni Fungo, si dhe epror të FSK-së, KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (EMA).
Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili theksoi se KFOR-i është partneri më i rëndësishëm i cili po mbështetë ngritjen profesionale të FSK-së. Ushtrimi ,,Silver Sabre 17-2” është një ushtrim kompleks dhe mirë i organizuar. KFOR-i ka bërë një punë të mirë duke bashkuar të gjithë në një ushtrim të përbashkët nga të gjitha institucionet, me që rast për organizimin e mirë përgëzoj stafin planifikues dhe kolonelin Rozenberg.
Me ushtrime të tilla po testohen kapacitetet operacionale dhe bashkëpunimi mes KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe agjencive tjera. Në bashkëpunimin dhe veprimin e përbashkët arritja më e madhe e gjithë kësaj është ndërveprueshmëria në mes institucioneve, në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e operacioneve, si dhe vlersimin e rreziqeve, si hap në ngritjen e profesionalizimit në mënyrë sistematike. Gjeneral Hazrolli në fund theksoi se; jemi duke shikuar përpara në ngritjen e këtij bashkëpunimi me KFOR-in dhe institucionet tjera, në organizimin e ushtrimeve dhe ngjarjeve tjera.
Të pranishmit në ceremoni, fillimisht përcollën inskenimet në kampin e FSK-së në Pomozotin, ku u demonstruan kapacitetet operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës si në: Materie të Rrezikshme (MKAB), Kërkim Shpëtim Urban, Deminim dhe evakuim mjekësor.
Të gjithë mysafirët e ftuar kanë vazhduar me përcjelljen e aktiviteteve në kampin Vrellë, ku u demonstruan aktivitete të menaxhimit të turmave dhe shpëtimi i njerëzve të rrëmbyer. Në një kënd u prezantuan pajisjet e të gjitha njësive pjesëmarrëse në ushtrim.
Në fund të ceremonisë zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Csombok i cili ishte edhe drejtor i ushtrimit, në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij ushtrimi, ndau mirënjohje për të gjithë udhëheqësit e ekipeve pjesëmarrëse në ushtrim.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...