Përfaqësues të shoqatave të mullisëve dhe bujqve të Kosovës japin vlerësime të ndryshme sa u përket efekteve të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave ndaj miellit që importohet nga Serbia.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ditë më para ka vendosur që mielli që importohet nga Serbia në Kosovë, të paguajë 0.04 cent për çdo kilogram.
Sytrime Dervisholli, udhëheqëse e Departamentin për Tregti në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha për Radion Evropa e Lirë, se ky vendim është marrë si masë mbrojtje për prodhuesit vendorë.
“Gjatë hetimit tonë kemi vërejtur se ka import të miellit me çmim më të ulët se sa shitet në tregun e Serbisë. Kështu që kemi vendosur një tarifë në vlerë prej 0.4 cent për kilogram”, tha Dervisholli.
Ajo tregon se gjatë vitit 2016, në Kosovë janë importuar 37 milionë kilogramë miell në vlerë prej 8 milionë euro, kurse gjatë këtij viti nga shteti i Serbisë në Kosovë, kanë hyrë 22 milionë kilogramë miell, që kalon shifrën prej 4 milionë euro.
Ndryshe, Kosova asnjëherë nuk ka arritur të sigurojë nevojat e popullatës me miell nga rendimentet e grurit. Ajo vazhdimisht është varur nga importi që kryesisht vjen nga shteti i Serbisë, me çmim më të ulët, sesa kostoja e prodhimit.
Çmimi i ulët i grurit, sipas shoqatës së mullisëve dhe bujqve, ka qenë arsyeja që sivjet ka ndikuar në zvogëlimin e sipërfaqeve të kultivuara me grurë në territorin e Kosovës.
Kryetari i Shoqatës se Prodhueseve të Grurit, Pal Gjuraj për Radion Evropa e Lirë tha se vendimi i ministrisë do të rrisë interesimin e bujqve për të kultivuar hapësira më të mëdha me grurë.
“Masat e ndërmarra po ndikojnë pozitivisht. Sipas analizave në terren kemi konstatuar se do të kemi rreth 12 mijë hektarë më shumë të mbjella, krahasuar më të korrurat e këtij viti. Do të thotë efektet janë pozitive, të kapshme dhe që shihen”, thotë Gjuraj.
Por, krejt ndryshe mendon kryetarit i Federatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri. Ai nuk pret që vendimi i ministrisë të sjellë efekte pozitive tek bujqit, pasi që, sipas tij, në Kosovë nga Serbia vjen sasi më e madhe e grurit se sa e miellit.
Ai madje vendimin e ministrisë e quan marketing politik.
“Kjo masë është reklamë e ministrisë se gjoja kemi bërë diçka, po marrim masa për mbrojtjen e prodhuesve vendor. Unë nuk shpresoj se kjo do të ndikojë tek interesimi i bujqve në Kosovë që të rrisin sipërfaqet e mbjella me grurë. Kjo masë madje do të rëndojë edhe më shumë gjepin e konsumatorit”, vlerëson Tahiri, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Vendosja e këtyre tarifave ndaj miellit të Serbisë është kundërshtuar nga Beogradi zyrtar.
“Kjo është barrierë klasike doganore me të cilën pengohet ose dhe madje ndalohet importimi i miellti nga Serbia”, ka thënë për mediat serbe, ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq.
“Nëse kjo masë nuk tërhiqet, do të kërkojmë takim urgjent të Komitetit të përbashkët të CEFTA-s, në mënyrë që kjo çështje të vihet në rendin e ditës e njëkohësisht do t’iu drejtohemi edhe trupave përkatës të Komisionit Europian”, ka thënë ai.
Por, Sytrime Dervisholli nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë se vendimi i Qeverisë nuk pengon zbatimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me vendet e Evropës Qendrore, CEFTA. Qeveria e Kosovës, thotë ajo vendim e ka marrë në bazë të legjislacionit të saj në fuqi. Madje, Dervisholli tregon se MTI-ja para se të marrë vendimin ka kërkuar bashkëpunim nga pala serbe gjatë procesit të hetimit, por që sipas saj, pala serbe ka refuzuar.
Sidoqoftë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në forma të ndryshme ka aplikuar politika dhe ka bërë disa përpjekje që t’i inkurajojë fermerët që të mbjellin sipërfaqe më të mëdha të grurit.
Nga viti 2015, kjo ministri ka subvencionuar kultivuesit e grurit me nga 150 euro për hektarë.
Pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të importojë sasi të mëdha grurit dhe miellit nga vende të ndryshme të rajonit. Çmimi për një kilogram grurë të prodhuar në Kosovë, sipas shoqatave të mullisëve, kushton nga 0.10 deri në 0.14 cent, kurse gruri i importuar nga vendet e rajonit shitet nga 0.16 deri në 0.18 cent.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/federata-e-bujqve-tarifa-e-miellit-nuk-na-ndihmon-nga-serbia-hyn-me-shum-grurw-456906/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...