Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti sot zhvilloi një vizitë të shkurtër në Tiranë, ku mori pjesë në një takim të organizuar për rezultatet e operacionit të Guardia di Financës në Shqipëri.
Tema kryesore mes ministrisë së Brendshme shqiptare dhe asaj italiane ishte droga dhe operacionet e fundit të zhvilluara mes dy policive.
Përveç fjalës së tij në konferencë ku theksoi që muajt e fundit ka një rënie të parcelave të kanabisit në Shqipëri, Minniti theksoi që drejtësia shqiptare të prekë ato që janë të “paprekshëm”.
Pas fjalës së tij, Minniti takoi disa nga figurat politike në vend, por jo Edi Ramën.
Prej disa ditësh politika shqiptare dhe drejtësia u trondit për shkak të një dosje të zbardhur nga shteti Italian ku përfshinte në trafik ndërkombëtar droge edhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin.
A ishte ky një mesazh nga Italia në lidhje me zhvillimet për Tahirin?
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?