Deputetja e quan dënimin e “Grupit të Kumanovës” rast të montuar politikisht

16:05 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Familjarë e qytetarë të Kosovës kanë protestuar kundër dënimit të “Grupit Kumanova” me 746 vjet burg.

Protesta e organizuar nga grupi i tifozëve “Plisat” ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt Ambasadës së Maqedonisë, deri  te Qeveria e Kosovës.

E pranishme ishte edhe deputetja nga radhët e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se rasti i “Grupit Kumanova” ka shkelje të jashtëzakonshme të të drejtave të njeriut të cilat janë në kundërshtim me të gjitha konventat e të drejtave ndërkombëtare dhe trajtim çnjerëzore të tyre.

“Përveç shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut, të dënuara nga çdo konventë ndërkombëtare të të drejtave dhe trajtimi çnjerëzor, në fakt bëhet fjalë edhe për motive politike, dhe rast të montuar politikisht”, është shprehur deputetja.

Ajo ka kërkuar në rend të parë drejtësi si dhe reagime zyrtare nga Tirana dhe Prishtina zyrtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme