Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj takoi protestuesit familjarë, të të dënuarve nga Gjykata Penale e Maqedonisë , të cilëve u premtoj se Qeveria e Kosovës do të bëj aq sa është në dorën e saj për këtë çështje, raporton Arbresh.info
Ai u shprehu keqardhje familjarëve të të dënuarve dhe tha se është i habitur me atë që ka ndodhur.
Sipas tij, mënyra e vetme me ndryshu këtë gjendje është mi kërku ndihmë ndërkombëtarëve.
“Sipas meje mënyra më e mirë për ta ndërruar këtë gjendje, është me kërkua ndihmë nga ndërkombëtarët . Nuk i di procedurat si duhet shkuar, por jemi të interesuar me gjet një mënyrë që me ndërhy palët ndërkombëtare, me hetu, gjyqtarë, analistë”, u shpreh kryeministri Haradinaj para protestuesve.
Haradinaj, tha se beson që shpejt do të japin ndonjë rezultat në këtë drejtim.
Ai tha se nuk ka asnjë informatë, as prej AKI-së, as prej prokurorisë vendore rreth kësaj ngjarje.
Vendimin e Gjykatës Penale të Maqedonisë, kryeministri Haradinaj e ka quajtur shokues .
Nuk është lajm i mirë ky, por nuk është fundi i botës se ata gjallë janë, dhe nuk dihet. Aq sa kemi kapacitet, aq e kemi mundësinë.”, u shpreh Haradinaj
Kryeministri u sugjeroj familjarëve që nga një anëtar i familjeve të të dënuarve t’a vizitojnë atë të hënën.
“ Kur t’a vlerësoni ju, unë mund të ju pres në zyre, mundemi me fol më konkretisht për këtë çështje . Mund të takohemi ose sot ose nesër me delegacionin e familjeve të të dënuarve në Maqedoni. Por më mirë është t’a lëmë të hënën dhe do të flasim çfarë mund të bëjmë”, tha Haradinaj/Arbresh.info
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...