Autoritetet në Greqi dhe në Turqi thonë se të paktën tre vetë kanë vdekur dhe disa të tjerë besohet se janë zhdukur pasi një anije që barte emigrantë nga Turqia u mbyt në ishullin grek të Kalymnos, raporton Chron.
Rojet bregdetare greke thanë se 15 vetë u shpëtuan dhe një trup u gjet, pasi varka e drurit u mbyt në kushte të lehta atmosferike para agimit të premten, transmeton portali arbresh.info. Dy trupa të tjerë që besohej se ishin nga e njëjta anije u gjetën nga roja bregdetare turke.
Një kërkim për emigrantët e zhdukur vazhdoi në ujërat greke.
Greqia ka parë një rritje në hyrjen e emigrantëve dhe refugjatëve në muajt e fundit – duke u rritur në një normë mesatare prej 200 në ditë, sipas qeverisë./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?