Shkodran Mustafi rikthehet ndaj Man Cityt? Përgjigjet Wenger

15:11 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit ka ardhur shumë shpejtë për mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi.

Reprezentuesi i Gjermanisë është lënduar në fillim të muajit të kaluar në fitoren e thellë të skuadrës së tij kombëtare 5 me 1 ndaj Azerbajxhanit duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 35′, shkruan portali arbresh.info.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar para derbit ndaj liderit në Premierë Ligë se 25-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion.

“Ndeshja ndaj Manchester Cityt është shumë herët për të, ne duhet të kemi më shumë durim për të”, ka thënë trajneri francez.

68-vjeçari ka njoftuar se Mustafi do të rikthehet pas pushimeve ndërkombëtare.

Takimi ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit zhvillohet të dielën në stadiumin Etihad duke filluar nga ora 15:15./arbresh.info/

Të ngjashme