Neymar i vendosur për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon në Real Madrid

14:49 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Neymar mund të vendos për një rikthim sensacional në Spanjë derisa raporte të ndryshme pretendojnë që sulmuesi mund të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos kur kontrata e yllit të Real Madridit të skadojë.

Ky do të ishte një transferim befasues, veçanërisht për tifozët e Barcelonës, por bazuar në ‘Don Balon’, kjo është diçka që Neymar është duke dashur të rrezikoj dhe lojtari ka rënë dakord për gjithçka, transmeton portali arbresh.info.

Aktualisht në PSG, Neymar është i lumtur këtu dhe dëshiron të fitoj trofe me skuadrën në Liga 1, por fokusi i tij është në të ardhmen dhe do të dëshironte të rikthej në Spanjë dhe të jetë lojtari kryesor i njërit nga klubet më të mëdha në botë.

Ky është një presion i madh në Mbappen dhe Neymarin te PSG, diçka për të cilën Thiago Silva ka folur duke pretenduar se njerëzit duhet të lënë anash dyshen dhe të mendojnë për faktin që ata janë të ri dhe janë duke u përpjekur me të gjitha fuqitë, megjithëse ditët e këqija janë edhe për ata.

“Mendoj se është një presion i panevojshëm te Kyliani”, tha ai për ‘Esporte Intervativo’. “Te Neymari gjithashtu, i cili është vetëm 25 vjeçar. Ai gjithashtu vuan nga kjo. Ne nuk duhet të harrojmë që Kyliani është vetëm 18 vjeçar”

“Futbolli mund të jetë kështu. Ju nuk mund të arrini gjithmonë më të mirën edhe nëse jepni më mirën. Kundër Anderlechtit, ai [Mbappe] luajti shumë mirë”

/arbresh.info/

Të ngjashme