Adnan Januzaj është ftuar nga trajneri Roberto Martinez Montoliu për dy ndeshjet e ardhshme miqësore me skuadrën kombëtare.
Përfaqësuesja e Belgjikës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar dhe pjesë e lojtarëve të thirrur për grumbullim është edhe kosovari Adnan Januzaj, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Shuhet ëndrra e Kosovës, Adnan Januzaj ftohet sërish nga Belgjika
Mesfushori ka ndryshuar mendjen e trajnerit spanjoll Roberto Martinez me gjashtë paraqitjet e tij impresive në La Liga te Real Soceidadi duke siguruar kështu ftesën pavarësisht mundësisë për të zgjedhur kombëtaren e Kosovës sipas rregullave të reja nga UEFA.
“Urime Adnan Januzaj për ftesën nga Belgjika”, shkruan Real Sociedadi në rrjetin social Twitter.
22-vjeçari është transferuar te skuadra spanjolle gjatë verës nga Manchester United për 8 milionë euro.
“Djajtë e Kuq” do të takohen me Meksikën në stadiumin King Baudouin më 10 nëntor, ndërsa katër ditë më vonë presin Japoninë në stadiumin Jan Breydel./arbresh.info/
https://twitter.com/RealSociedad/status/926409178838683648
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?